Lidhje

Presidenti i ri, dështon dhe votimi i dytë


Në Shqipëri parlamenti dështoi sot sërish të zgjidhte presidentin e ri të vendit, edhe në në votimin e dytë. Ashtu sikundër dhe gjatë seancës së djeshme asnjë nga forcat politike nuk propozoi ndonjë kandidaturë.

Shumica në pushtet, sikundër ka deklaruar më herët, nuk paraqiti asnjë emër, as edhe në këtë raund, në përpjekje për të lënë hapësira për një dialog të mundshëm me opozitën, e cila ndërkohë ka bojkotuar parlamentin.

Këtë qëllim përsëriti edhe sot kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kur pas seancës njoftoi datën për raundin e tretë, 27 prillin e ardhshëm. “Shpresojmë që është një kohë e mjaftueshme dhe për të mundësuar një dialog të mundshëm dhe me opozitën”, u shpreh zoti Meta.

Sipas Kushtetutës shqiptare, për zgjedhjen e presidentit të vendit zhvillohen deri 5 raunde votimi. Në tre të parat kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë presidenti mund të zgjidhet dhe më shumicën e thjeshtë prej 70+1 deputetësh.

E majta, i ka edhe e vetme 84 votat e nevojshme për të zgjedhur kreun e ri të Shtetit edhe në raundin e tretë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG