Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis viziton Egjiptin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis është për një vizitë në Egjipt, në vijim të përmirësimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Kairos gjatë 100 ditëve të para të adminstratës Trump.

Mattis u takua me Ministrin egjiptian të Mbrojtjes Sedki Sobhy dhe më vonë pritet të takohet edhe me Presidentin Abdel Fattah el-Sissi, vizita e të cilit në fillim të muajit ishte e para e një udhëheqësi egjiptian që kur ish presidenti Barack Obama priti në Shtëpinë e Bardhë Hosni Mubarakun në vitin 2009. Trazirat politike të vitit 2011 detyruan largimin nga pushteti të zotit Mubarak, duke filluar vite me trazira që sollën në pushtet ish gjeneralin autoritar Sissi.

Sekretari Mattis pritet t'i kërkojë Egjiptit të marrë masa të ashpëra kundër terrorizmit, ndërsa ka patur kërcënime në gadishullin e Sinait dhe madje edhe në disa zona urbane. Një javë para Pashkëve pati sulme vdekjeprurëse nga militantët e Shtetit Islamik në disa kisha koptike në qytetet e Aleksandrisë dhe Tantës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG