Lidhje

Afatet e rregjistrimit, KQZ nuk merr vendim për shtyrje


Në Shqipëri, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot të mos merret asnjë vendim lidhur më kërkesën e paraqitur një ditë më parë nga Partia socialiste dhe Lëvizja socialiste për integrim për shtyrjen e afateve të regjistrimit të partive dhe koalicioneve në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kryetari i KQZ-ës, Denar Biba u shpreh se "ne nuk kemi pse marrim vendim lidhur me këtë kërkesë. Eshtë një kërkesë tërësisht sui generis. Nuk e impenjon KQZ, nuk ka një bazë ligjore që ne të na detyrojë të marrim një vendim. Mund të jetë fisnike nga pikëpamja e forcave politike që e kanë bërë, por KQZ nuk ka pse të marrë një vendim lidhur me këtë kërkesë”

Qëndrimi i kryetarit të Komisionit, Denar Biba i dha fund diskutimeve gjatë së cilave anëtarët e tjerë ishin ndarë mes tyre duke u rreshtuar pro dhe kundër kërkesës së paraqitur nga dy partitë kryesore të shumicës në pushtet, e cila synonte krijimin e hapësirave të reja kohore dhe për opozitën. Partia Demokratike dhe mbi 20 forca të tjera të djathta nuk u rregjistruan në zgjedhje, brenda 10 prillit që ishte afati i parashikuar në ligj.

Ndërkohë me qëndrimin e mbajtur sot nga KQZ, praktikisht dhe ligjërisht, në zgjedhjet e 18 qershorit të gjitha partitë e tjera që janë rregjistruar, do të garojnë më vete, pasi afati për koalicionet skadoi mbrëmë në mesnatë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG