Lidhje

Macron dhe Le Pen, drejt balotazhit


France, presidential elections
France, presidential elections
Në Francë, dy kandidatët për president nisën sot fushatën në një përpjekje intensive për të arritur shumicën në raundin e dytë. Rezultatet e raundit të parë të zhvilluar dje konfirmuan se centristi Emmanuel Macron dhe kadidatja nacionaliste kundër emigracionit, Marine Le Pen, do të përballen në balotazh më 7 maj, duke shkaktuar kështu një tërmet politik në Francë. Rezultatet e raundit të parë tregojnë se Macron siguroi 23.8 për qind të votave ndërsa Le Pen 21.5 për qind.


Tani mundësia është reale. Marine Le Pen shkon në raundin e fundit dhe ka shanse të bëhet presidentja e ardhshme e Francës.
"Është koha t’i çlirojmë francezët nga elita arrogante që do që t’i kontrollojë ata, sepse unë jam kandidatja e poopullit”.
Rivali i saj në raundin e dytë është ish-ministri i ekonomisë, 39 vjeçari Emmanuel Macron, i cili u distancua nga presidenti jopopullor socialst, Francois Hollande.
Macron tha se për një vit, ai dhe përkrahësit e tij e kanë shndërruar tërësisht politikën franceze.
Zgjedhjet po konsiderohen një tërmet politik në Francë, hera e parë në kohërat moderne të republikës që kandidatët kryesorë presidencialë nuk dalin nga partitë kryesore.
Demonstrues të majtë të zemëruar dolën në protesta në rrugët e Parisit dhe u përleshën me policinë pasi doli lajmi që Le Pen ka gjasa të bëhet presidente.
Analistët thonë se arsyeja që disa zgjedhës në qytete hodhën votën për Le Pen është zemërimi me politikën tradicionale.
“Disa donin të bënin diçka ndryshe, në stilin e ruletës ruse por këtë radhë në politikë. Disa të tjerë sepse e përçmojnë elitën e këtij vendi”.
Le Pen do që të ndalojë pothuajse gjithë imigracionin, veçanërisht nga myslimanët. Ajo do që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian dhe që të ketë më shumë vende pune për francezët. Ajo ka premtuar që të hartojë një “plan beteje” kundër terrorizmit islamik nëse zgjidhet.

Macron është pro biznesit dhe pro Bashkimit Evropian. Ai nuk ka përvojë elektorale, ka qenë bankier investimesh dhe nuk ishte i njohur mes votuesve para se të bëhej ministër. Mbështetja e tij vjen nga klasa e mesme dhe e lartë në qytete, që ka përfituar nga globalizimi.
Në vendet e tjera evropiane, komentet për zgjedhjet ishin të ndryshme. Në Britani, Gjermani dhe Francë, analistët shprehën lehtësim që Macron shkon në raundin e dytë, por shtuan se kushdo të që fitojë zgjedhjet tregojnë se elektorati është i përçarë.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian mirëpriti lajmin e përparimit të zotit Macron në raundin e dytë.
“Për mua, të shihja së bashku flamurët e Bashkimit Evropian dhe francez, mirëpritja e rezultatit për Emmanuel Macron, ishte shpresa e një brezi. Kur sheh bashkë flamurin evropian dhe atë francez, është një konfirmim se njerëzit mund të kenë njëkohësisht identitet francez dhe evropian. Dhe shumica e brezit tim që është edhe brezi i Emmanuelit, mendon njëlloj”.
Por sido që ta shohësh, francezët votuan për ndryshim të dielën.
Më 7 maj, në Francë do të jetë një ditë e re.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG