Lidhje

Afron afati i caktuar për miratimin e shpenzimeve federale


The Capitol is seen in Washington, April 7, 2017.
The Capitol is seen in Washington, April 7, 2017.

Ligjvënësit amerikanë, të cilët janë kthyer në Uashington pas një pushimi prej dy javësh, i pret një detyrë e re: nevoja urgjente për shtimin e fondeve qeveritare. Kongresi duhet t’i autorizojë shpenzimet e reja deri ditën e premte, në të kundërt mund të ndodhë një mbyllje e përkohshme dhe e pjesshme e qeverisë federale:

Nëse projektligji i shpenzimeve nuk nënshkruhet këtë javë në ligj, Donald Trump do të bëhet presidenti i parë amerikan që drejton vendin në kushtet e mbylljes së qeverisë në 100 ditët e para të administratës.

Shtëpia e Bardhë thotë se është shumë shpejt për të ndjerë panik.

“Ndërsa i afrohemi afatit të caktuar, kanë vazhduar diskutimet mes udhëheqësve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit”, thotë zëdhënësi.

Çështja është: a ka një ligj shpenzimesh që Kongresi mund ta miratojë dhe ta nënshkruajë Presidenti Trump? Presidenti kërkon një fond për të realizuar një prej premtimeve kryesore të fushatës: ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën. Ligjvënës demokratë si senatorja e Kalifornisë Kamala Harris e kundërshtojnë me forcë këtë ide.

“Zotoheni për të votuar kundër dhe për të bërë gjithshka të mundur që të bllokohet buxheti që përfshin financimin e një muri në kufirin me Meksikën?”

“Sigurisht, pa asnjë lloj dyshimi”.

Në mesin e republikanëve, mbështetja për ndërtimin e murit është e fortë, por jo e gjithanshme. Disa ligjvënës, si senatori i Floridës Marco Rubio, do që Kongresi të shmangë shpenzimet e tepërta që mund të vonojnë financimin e qeverisë, duke argumentuar se mbyllja e qeverisë federale është e papranueshme, duke patur parasysh sfidat botërore me të cilat përballet Amerika.

Disa zyrtarë të administratës janë duke dhënë sinjale se duhet treguar durim lidhur me financimin e murit me Meksikën.

“Ai mur na duhet dhe besoj se Kongresi ka për ta miratuar”, - tha zoti Sessions.

Në vend që të rrezikojnë mbylljen e qeverisë federale këtë javë, republikanët në Kongres mund të zgjedhin variantin e financimit të murit për vitin e ardhshëm fiskal, që fillon në tetor. Duke patur parasysh që ata kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit dhe projektligjet e shpenzimeve nuk mund të bllokohen nga partia e pakicës, republikanët mundet, teorikisht që ta miratojnë ligjin që ata duan, edhe pse demokratët nuk janë dakort me të.

“Pakica nuk mund të rrëzojë, apo miratojë një projektligj, vetëm se mund të theksojë faktin e dukshëm se janë pakicë. Vetëm shumica mund ta miratojë një ligj. Dhe në se ajo nuk është e organizuar sa duhet, në këtë rast ndodh mbyllja e qeverisë.”

Mbyllja e qeverisë do të sillte ndaljen e shërbimeve federale që gjykohen si jo të domosdoshme. Kështu, ndërsa parqet kombëtare mund të mbyllen, Pentagoni dhe departamente të tjera qeveritare do t’i vazhdonin operacionet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG