Lidhje

Policia britanike thotë se parandaloi një sulm terrorist


Njësitë britanike të policisë kundër terrorizmit thanë se kanë qëlluar një grua dhe kanë arrestuar gjashtë veta gjatë kontrolleve në Londër dhe në Anglinë juglindore. Një zyrtar i lartë tha të premten se arrestimet kishin parandaluar një përbetim aktiv terrorist.

Policia tha se gruaja në të 20-tat është në gjendje të rëndë por të qëndrueshme dhe ndodhet në spital. Ajo u qëllua gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Willesden, në verilindje të Londrës.

Sipas policisë ajo ishte subjekt i hetimeve.

Një grua 20 vjeçare dhe një djalosh 16 vjeçar janë arrestuar në atë adresë, sikurse edhe një 20 vjeçar aty afër. Në burrë dhe një grua, të dy 28 vjeçar janë arrestuar më pas.

Në kontenë Kent në jug të Londrës është arrestuar një grua 43 vjeçare. Policia tha se të gjithë ata u arrestuan nën dyshimet për planifikim të sulmeve terroriste.

Bastisjet, sipas policisë, nuk kishin të bënin me incidentin e se enjtes afër parlamentit ku u arrestua në burrë që po barte një thikë me vete.

Vetëm një muaj më parë një britanik i konvertuar në islam, goditi me makine këmbësorët në Westminster Bridge, duke vrarë katër veta para se të therte më thikë për vdekje një oficer policie në oborrin e parlamentit. Sulmuesi, Khalid Masood, u vra në vendin e ngjarjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG