Lidhje

KQZ regjistron 17 parti në zgjedhjet e 18 qershorit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi sot se 17 parti politike kanë dorëzuar deri dje në limitin e afatit ligjor lista shumemërore të kandidatëve për deputet për zgjedhjet për Kuvend.

Në subjektet e paraqitura veçmas për garën e 18 qershorit janë renditur partitë e koalicionit qeveritar PS, LSI, PDIU dhe një seri partish të tjera më të vogla e të reja joparlamentare me një larmi profilesh politike.

KQZ deklaroi se ka nisur përpunimin e të dhënave dhe dokumentave nga këto lista.

Partia Demokratike deklaroi po sot se KQZ pranoi t'i regjistrojë këto lista në thyerje të Kodit Zgjedhor, sepse sipas saj, afati ligjor i regjistrimeve ishte mbyllur një ditë më parë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po qëndron në krye të një bashkimi partish opozitare, që nuk u regjistruan as si koalicion dhe as parti më vete në zgjedhjet e 18 qershorit, duke kërkuar që zgjedhjet e radhës të organizohen nga një qeveri teknike. Ai ka deklaruar se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha dje gjatë një konference afër mesnatës, që ende mbante shpresa se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje, dhe se ishte i gatshëm të për çdo dialog e mirëkuptim, që kjo të ndodhte.

Në valën e një tensioni politik të rritur, pas një jave pritet të mbahen në Kavajë zgjedhjet bashkiake të parakohshme në Kavajë, ku sërish opozita nuk po merr pjesë.

Ajo ditë, që për Kavajën dhe socialistët është datë zgjedhjesh për kryebashkiakun, për opozitën pritet të jetë dita e një tubimi proteste paqësore po në atë qytet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG