Lidhje

Kryeministrit Rama pengohet të hyj në Shkodër


Disa dhjetra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike tentuan sot pasdite të pengojnë kryeministrin Edi Rama të marr pjesë në një takim të paralajmëruar me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, që votojnë për herë të parë.

Me thirrjet “Rama Ik “, të rinjtë e Partisë Demokratike bllokuan për disa minuta hyrjen e qytetit, tek Ura e Bunës, përnga pritej të kalonte kryeministri Rama.

Forcat e policisë vendore kanë ndërhyrë me shpejtësi duke zhbllokuar urën dhe duke lejuar levizjen e eskortës që shoqëronte kryeministrin në drejtim të qytetit, ku po zhvillohet takimi i planifikuar me të rinjtë shkodranë që votojnë për herë të parë. Më pas, protestuesit kanë qendruar edhe për disa minuta në sheshin përpara Urës së Bahçallekut, ndërsa forcat e policisë kanë mbajtur nën kontroll lëvizjen e automjeteve.

Incidenti u parapri nga një tjetër, në orët e paradites, kur pati përplasje mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit për vendin ku do të ngrihej tenda e tubimit që do të zhvillonte Partia Socialiste

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG