Lidhje

Gjurmuesi i smogut tregon pikat e nxehta të ndotjes


Në Romë, banorët e shqetësuar për cilësinë e ajrit së shpejti mund të kenë mundësinë që të përdorin një gjurmues të smogut që monitoron nivelet e ndotjes në mbarë kryeqytetin italian. Specialistët po testojnë një pajisje që tregon se cilat pjesë të qytetit kanë cilësi të mirë apo jo të ajrit.

Gjurmuesi i smogut “MONICA” i mban njerëzit të informuar rreth niveleve të cilësisë së ajrit ndërsa ata udhëtojnë nëpër Romë. Synimi është që njerëzit të dinë se ku është ajri më i pastër. Mjeti mund të vihet në biçikletë apo karrocën e bebeve. MONICA u ndërtuar nga shkencëtarët e Agjencisë Kombëtare italiane për Teknologjitë e reja, Energjinë dhe Zhvillimin e Qendrueshëm Ekonomik, shkurtimisht ENEA. Saverio De Vito është hulumtues me agjencinë.

“Sinjali i pajisjes MONICA transmetohet tek telefoni inteligjent përmes një aplikacioni. Kjo lidhje mundëson monitorimin e niveleve të ajrit në kohë reale dhe përmban një indeks për cilësinë e ajrit. Përdoruesit e dinë menjëherë cilësinë ajrit. Telefoni ofron një referencë gjeografike në bazë të sinjalit duke ndërtuar një hartë në bazë të rrugëtimit në qytet. Harta shumëngjyrëshe tregon cilësinë e ajrit, jeshilja për cilësi të mirë ajri dhe ndërsa cilësia bie..ngjyra bëhet e kuqe.”

Pajisja mund të gjurmojë disa ndotës të ajrit.

“Ky sistem ka katër sensorë elektokimikë që mundësojnë monitorimin e përqendrimit të monoksidit të karbonit, gazit të azotuar dhe ozonit si dhe temperaturën dhe lagështinë.”

Hulumtuesit shpresojnë se gjurmuesi i smogut do të rrisë ndërgjegjësimin mbi ndotjen në Romë, thotë Salvatore Fiore me agjencinë ENEA.

“Vetë njerëzit mund të ofrojnë përgjigje me sjelljet e tyre në trafik duke përdorur transportin publik në vend të makinave privare apo përdorimin e ngrohjes në shtëpi në kohë të caktuara të ditës.”

Megjithëse teknologjia aktualisht është ndërtuar për biçikleta dhe ecje, hulumtuesit italianë po punojnë që ta vënë atë në dispozicion edhe për ata që vrapojnë apo ngasin makina.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG