Lidhje

Seul, fillon gjykimi i presidentes së shkarkuar


Sot në Seul nisi proçesi gjyqësor ndaj presidentes së shkarkuar së Koresë së Jugut Park Geun-hye. Në hapje të procesit, Park mohoi të gjitha akuzat ndaj saj.

Ajo përballet me akuzat për marrje rrushfeti, shpërdorim të pushtetit dhe të tjera për korrupsion të profilit të lartë, duke rrezikuar burgim të përjetshëm.

Pas publikimit të fakteve të përfshirjes së saj në një skandal të madhkorrupsioni në bashkëpunim me një miken e saj të ngushtë prej 40 vitesh, në muajin dhjetor të vitit të kaluar parlamenti mori vendim për shkarkimin e Parkut dhe në mars vendimi për shkarkim u aprovua edhe nga gjykata më e lartë e vendit.

Në skandal ishte përfshirë dhe një nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, trashëgimtari i Samsungut Lee Jae-yong.

Gjyqi pritet të zgjasë për muaj dhe mund të hedhë dritë të re mbi lidhjet e Parkut dhe drejtuesve të biseneve të mëdha në Korenë e Jugut që dyshohet se e kanë korruptuar atë.

Procesi nis dy javë pasi vendi zgjodhi si pasardhës të Parkut, një avokat për të drejtat e njeriut me prirje të majta.

XS
SM
MD
LG