Lidhje

Ndahet nga jeta Zbigniew Brzezinski


Ish këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane Zbigniew Brzezinski vdiq në moshën 89 vjeçare.

Brzezinski ishte ekspert për komunizmin dhe shërbeu si këshilltar i presidentit John Kennedy. Ai shërbeu gjithashtu në administratat e presidentëve Lyndon Johnson dhe Jimmy Carter. Të tre presidentët ishin demokratë.

Ai ishte një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e dallimeve mes udhëheqësit egjiptian Anvar Sadat dhe udhëheqësit izraelit Menachem Begin, që çoi në marrëveshjet e nënshkruara në Camp David.

Brzezinski ishte gjithashtu një forcë drejtuese në përpjekjen e dështuar amerikane për shpëtuar pengjet amerikane në Iran. Pas dështimit, sekretari i Shtetit Cyrus Vance dha dorëheqjen dhe Carter humbi garën për t’u rizgjedhur atë vit kundër presidentit Ronald Reagan.

Media amerikane thotë se zoti Brzezinski nuk ishte mbështetës për zgjedhjen e presidentit Donald Trump dhe e kritikoi politikën e tij të jashtme si të paqartë.

Në vitin 2011, Brzezinski shkroi në librin e tij Vizioni Strategjik: Amerika dhe Kriza e Fuqisë Globale se forca e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit është vendimtare për stabilitetin global, por se do të varet nga aftësia e Amerikës për të kapërcyer pabarazinë e të ardhurave dhe gjithashtu për të patur një përgjigje kuptimplotë ndaj ndryshimeve klimatike.

Brzezinski ishte djali i një diplomati polka dhe u shkollua në Kanada, Francë dhe Gjermani. Ai mori një doktoraturë për studimet qeveritare nga universiteti i Harvardit.

Vajza e tij, gazetarja e rrjetit MSNBC, Mika Brzezinski, tha në median sociale se ai ishte “njeriu më frymëzues, më i dashur dhe babai më i devotshëm që mund të ketë një vajzë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG