Lidhje

Listat e PD, Topalli e Imami: Të shkarkohet Basha


Në Shqipëri, dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ish nënkryetare e saj dhe kryetaret e parlamentit për 8 vite me radhë, si dhe Arben Imami, ndër themeluesit e PD dhe ish ministër i Mbrojtjes, kërkuan sot mbledhjen e forumeve për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha. Reagimi i tyre pason publikimin e listave për kandidatë me të cilët forca kryesore e opozitës do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Shqipëri: Topalli, Imami kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Zonja Topalli dhe zoti Imami, dy nga emrat e shumtë të njohur të cilët u lanë jashtë kandidimit, dolën sot me një deklaratë të përbashkët për të komentuar situatës sipas tyre shqetësuese që është krijuar mes militantëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike. "Mesazhi i tyre është se nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në", u shpreh zoti Imami duke lexuar deklaratën e përbashkët me zonj⌂n Topalli.

Deklarata e dy eksponentëve demokratë përmbante tone të forta kritike ndaj faktit që zoti Basha bëri një përzgjedhje personale duke anashkaluar forumet e partisë: ““Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm. Është marrë në shkelje të statutit dhe në shkelje të çdo proçedure normale të një partie në një vend perëndimor. Eshtë marrë në shkelje të ligjit, sepse statute I Partisë depozitohet në Gjykatë dhe është një ligj”, nënvizoi zoti Imami,

Duke e cilësuar kryetarin demokrat përgjegjësin kryesor të situatës së krijuar, ata vlerësojnë si zgjidhjen e vetme “mbledhjen e forumeve të Partisë Demokartike dhe shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i Partisë që në këtë rast është zoti Basha. Ju bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë, Këshillit Kombëtar e Kryesisë, të ecim në këtë drejtim, sepse nuk ka kohë. Kemi marrë këtë vendim pasi e kemi analizuar mirë dhe sepse e dimë që në 26 qershor do të jetë shumë vonë. Kjo është një listë humbëse”

Zonja Topalli foli me tone ashpra ndaj kryetarit demokrat kur tha se"Kjo nuk është PD-ja të cilën unë njoh, në të cilën unë kam punuar dhe unë jam rritur. Ko është një parti logon e së cilës e ka marrë Lulzim Basha për llogari të interesave familjare e klienteliste, dhe lista është, me pak përjashtime, lista e familjes Basha, bizneseve dhe klientëve të tij”.

Sipas zonjës Topalli, në partinë Demokratike është krijuar kaos dhe fushata elektorale po bojkotohet, gjë e cila sipas saj do të sjellë një sundim për një kohë të gjatë të kryeministrit Edi Rama në drejtimin e vendit.

Reagimi i fortë, pason atë të dy ditëve më parë dhe të deputetëve Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi, të cilët kishin qenë kritikë ndaj vendimit të zotit Basha për të bojkotuar zgjedhjet në momentin kur nisi protestën para kryeministrisë.

Situata e krijuar, e shoqëruar dhe me tërheqjen edhe të disa prej personave të përfshirë në listat e kandidatëve në Shkodër, Berat, apo dhe Dibër, rrezikon të jetë me pasoja për rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit, aq më tepër kur qëndrimi të paktën I zonjës Topalli dhe Imami duket se nuk do të ndalet vetëm në deklaratën e sotme.

Nga ana e tij zoti Basha është shprehur deri më tani, se zgjedhja e tij nuk ka qenë e papritur: "Kam marrë vendime të vështira, por jo të papritura. Thamë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë, nga shtëpia jonë dhe kështu kemi bërë”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG