Lidhje

Mali i Zi vlerëson si të suksesshëm regjistrimin e popullsisë

  • Ali Salaj

Mali i Zi vlerëson si të suksesshëm regjistrimin e popullsisë

Mali i Zi vlerëson si të suksesshëm regjistrimin e popullsisë

Enti Statistikor i Malit të Zi e vlerësoi si të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë republikë. Edhe në zonat ku komuniteti shqiptar është shumicë mbarëvajtja e regjistrimit paraqitet si e mirë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar.

Ndërkohë, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka hetuar paqartësi në lidhje me regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe pasurisë së tyre që kanë në vendlindje. Ky subjekt ka paralajmëruar organizimin në mënyrë të pavarur të regjistrimit të diasporës me qëllim që të dihet numri i saktë i komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Në anën tjetër, disa forca politike shqiptare në Mal të Zi kanë paraqitur dilema nëse do t’i pranojnë rezultatet e regjistrimit pasi sipas tyre regjistrimi nuk është vetëm një statistikë e thjeshtë, por kjo statistikë mund të prodhojë të drejtat kombëtare dhe individuale në një bashkësi shumëkombëshe siç është sot Mali i Zi.

Nga Ulqini, njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.

XS
SM
MD
LG