Lidhje

Tiranë: Kryeministri Berisha përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

  • Armand Mero

Tiranë: Kryeministri Berisha përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Tiranë: Kryeministri Berisha përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Në Tiranë, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit gjatë raundit të nëntë të bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, kryeministri Sali Berisha shprehet se praktikisht me anë të saj Serbia njeh de juro por dhe de facto Kosovën si shtet dhe vend i pavarur.

“Rezoluta 1244 e OKB-së është thjesht një relikë në arkivën e një kohe që nuk kthehet kurrë më, një letër e vdekur që nuk i besojnë as ata që e citojnë” shprhete kryeministri shqiptar në një deklaratë të shpërndarë pasdite.

Kryeministri Berisha vlerëson marrëveshjen si një akt të një rëndësie të veçantë, që bën të mundur përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe Europian si shtet dhe vend i pavarur.

"Kjo marrëveshje – nënvizon kryeministri Berisha - është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Serbi, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal.

XS
SM
MD
LG