Lidhje

SpaceX : Anije private hapësinore drejt stacionit ndërkombëtar


Dragoi duhet të takohet me laboratorin në orbitë që sillet rreth tokës çdo 90 minuta
Dragoi duhet të takohet me laboratorin në orbitë që sillet rreth tokës çdo 90 minuta
Një kompani private po përpiqet të dërgojë një raketë të re transporti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, një përpjekje që deri tani është realizuar vetëm nga qeveritë. Lëshimi nga SpaceX që është shtyrë disa herë, tashmë është caktuar më 19 maj. Raketa Falcon 9, e ndërtuar nga SpaceX dhe që do të transportojë kapsulën Dragon, do të lëshohet nga Kejp Kanaveral, i Floridës. Kapsula hapsinore e transportit do të shkëputet nga raketa dhe do të fillojë udhëtimin një ditor drejt stacionit hapësinor.
Është hera e parë që një kompani private po provon një mision të tillë. Zyrtarët e SpaceX paralajmëruan mundësinë e gabimeve me teknologjitë e reja shumë komplekse.
Dragoi duhet të takohet me laboratorin në orbitë që sillet rreth tokës çdo 90 minuta, tha Elon Musk me SpaceX gjatë një konferece shtypi të NASA-s në muajin prill.

“Duhet bërë lëshimi, pastaj takimi dhe lidhja me stacionin hapësinor i cili udhëton 12 herë më shpejt se plumbi i pushkës, prandaj është shumë e vështirë.”

Nëse sistemet dhe sensorët e Dragoit veprojnë, ekipi i stacionit do ta kapë kapsulën me krahun robotik të stacionit.
Astronautët në stacion kanë furnizime të bollshme, ndaj mos ankorimi i Dragoit nuk do të jetë problematik.

Dragoi pa pilot është thjesht një anije hapsniore thotë Musk.

“Nuk ka një pilot që e drejton nga brenda apo dikë në bord që mund të bëjë korrigjime në kohë reale. Dragoi merr vendime gjatë gjithë kohës për të zgjedhur propabalitetin e suksesit, kështu që sistemi i anijes është mjaft inteligjent.”

Administratori i NASA-s Charlie Bolden shpreh optimizëm.

“Nëse gjithçka shkon mirë, SpaceX do lëshojë Dragoin që do të takohet me stacionin dhe do ankorohet brenda disa ditësh. Kjo do të jetë fillimi i një epoke të re, epokë e qasjes private në orbitën e Tokës, tek stacionit hapësinior dhe në destinacione të tjera .”

NASA përdorte anijet e saj për të funizuar stacionin hapësinor, para se t’i nxirrte jashtë përdorimit vitin e kaluar. Agjencia amerikane e hapësirës tani po investon në kompanitë private për të marrë përsipër transportin në pjesën më afër tokës të orbitës dhe ka investuar 381 milion dollarë në aftësitë komerciale transportuese të firmës SpaceX.
XS
SM
MD
LG