Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande, vjen në Shtetet e Bashkuara sot, vetëm pak ditë pasi bëri betimin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liza Brajant na informon nga Parisi se takimi i novelit të lartë të G8-s dhe i NATOs do të ofrojnë një ide për politikën e jashtme të Francës nën presidentin e ri.

Francois Hollande erdhi në postin e presidentit këtë javë, me premtimin për të bashkuar Francën dhe për të zgjidhur problemet ekonomike të vendit. Kabineti i tij i balancuar majtist mes burrave dhe grave filloi nga puna dje, por aktivitetet e para të Presidentit Hollande po zhvillohen jashtë vendit.

Disa orë pas ceremonisë së betimit, zoti Hollande shkoi në Berlin për të zhvilluar bisedimet e tij të para me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, partneri më i rëndësishëm evropian i Francës. Megjithë deklaratat për unitet, mes dy vendeve ka mjaft divergjenca.


Zoti Hollande është zotuar për rritjen ekonomike të Francës, krahas masave shtrënguese ekonomike për të atakuar krizën evropiane të borxheve. Zonja Merkel këmbëngul për

Por zoti Hollande duket se po fiton pikë. Në një intervistë me kanalin televiziv amerikan CNBC një ditë pas takimit me të, zonja Merkel sinjalizoi se edhe ajo është e hapur për masa stimuluese ekonomike, si në rastin e Greqisë.


Zoti Hollande ka përballë një provë tjetër në Shtetet e Bashkuara, ku ai do të zhvillojë bisedime sot me Presidentin Barak Obama. Ai do të marrë gjithashtu pjesë në takimin e nivelit të lartë të G8s dhe të NATOs dhe do t’u japë rastin udhëheqësve botërorë të takohen me presidentin socialist francez, i cili është pak i njohur jashtë Francës.

Analistët thonë se zoti Hollande do të demonstrojë një stil të ndryshën nga ai i paraardhësit të tij, Nikolas Sarkozi. Në Francë, zoti Sarkozi u quajt “Sarko amerikani” sepse i pëlqenin pijet e buta dhe hamburgerët. Ish udhëheqësi francez ishte në krye të përpjekjeve për të atakuar krizën e borxheve të Evropës dhe për fushatën e NATOs në Libi.


Por në thelb, analisti politik Bruno Cautres nuk prej ndonjë ndryshim radikal në politikën e jashtme të Francës në presidentin e ri.

"Janë disa prirje historike në politikën e jashtme të Francës. Unë nuk mundem të shikoj ndonjë ndryshim të madh në të. Marrëdhëniet franko-amerikane do të vazhdojnë të jenë shumë të mira dhe shumë të rëndësishme, politika franceze në Lindjen e Mesme do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Franca gjithmonë ka kërkuar statusin zyrtar dhe njohjen e Palestinës. Afganistani është një çështje pothuajse e përfunduar”.


Në takimin e nivelit të lartë të NATOs në Çikago, zotit Hollande do t’i duhet të mbrojë vendimin e Francës për tërheqjen e parakohëshme të trupave nga Afganistani. Por ai vendim u mor nga zoti Sarkozi. Strategjitë pro ritjes ekonomike të Evropës që ka zoti Hollande ka të ngjarë të mirëpriten nga Uashingtoni, i cili mbështet masa të ngjashme.