Lidhje

Siri: Nëntë të vrarë nga shpërthimi vetëvrasës në Deir el-Zour


Numri i të vdekurve po rritet në Siri, pas një tjetër shpërthimi vetëvrasës që kishte në shenjestër trupa ushtarake siriane. Televizioni shtetëror sirian njofton se nëntë vetë kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur nga hedhja sot në erë e një makine-bombë në Deir el-Zour. Xhirime nga skena e ngjarjes pranë një kompleksi ushtarak tregojnë makinën e dëmtuar nga shpërthimi. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, por televizioni shtetëror fajësoi elementët terroristë.
XS
SM
MD
LG