Lidhje

Shtyhet dërgimi në hapësirë i kapsulës SpaceX


Presidentja e kompanisë SpaceX tha se drejtuesit vendosën të pezullojnë nisjen e kapsulës pasi një kompiuter zbuloi presion të lartë në një nga motorët

Janë pezulluar përkohësisht planet për dërgimin në Stacionin Ndërkombëtar Orbital të kapsulës së parë private në udhëtime hapësinore, SpaceX.Planet për dërgimin e kapsulës nga Kepi Kanaveral i Floridës u anuluan sot, me synimin që dërgimi i saj të bëhet të martën e ardhshme. Kapsula është e mbushur me furnizime për Stacionin Ndërkombëtar. Presidentja e kompanisë SpaceX tha se drejtuesit vendosën të pezullojnë nisjen e kapsulës pasi një kompiuter zbuloi presion të lartë në një nga motorët.Shkaku i problemit nuk dihet ende. Shkëputja e kapsulës nga toka kërkon operimin e 9 motorëve.
XS
SM
MD
LG