Lidhje

Afghanistan, 9 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në provincën Khost


Sulmi u ndërmor ndërkohë që udhëheqësit e NATO-s përgatiten për takimin në Çikago

Të paktën nëntë vetë kanë gjetur vdekjen në sulmin e fundit vetëvrasës në provincën Khost të Afganistanit. Zyrtarët e administratës së provincës thonë se autori i sulmit hodhi sot veten në erë në një postbllok policor në distriktin Ali Sher, jo larg kufirit me Pakistanin. Zyrtarët thanë se disa prej viktimave përfshinin banorë civilë të zonës që po takoheshin me policinë.Të paktën katër persona të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi u ndërmor ndërkohë që udhëheqësit e NATO-s përgatiten për takimin në Çikago për të diskutuar sfidat e sigurisë në Afganistan, pas tërheqjes së trupave luftarake në përfundim të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG