Lidhje

KOSOVË: Përballja me të kaluarën dhe ripajtimi etnik


Konferencë ndërkombëtare në Prishtinë

Përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare thanë sot se ripajtimi ndërmjet komuniteteve në Kosovë nënkupton një qasje gjithëpërfshirëse jo vetëm brenda vendit por edhe në rajon. Këto komente u bënë gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Përballja me të Kaluarën dhe Pajtimi – Çfarë lloj mekanizmi për kërkimin e së vërtetës i duhet Kosovës?”. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se qeveria do të krijojë një Grup Pune Kombëtar për drejtësinë kalimtare i cili do të hartojë një strategji kombëtare për këtë drejtësi, duke paraparë edhe mekanizmat për hulumtimin e së vërtetës, riparimin e dëmeve të luftës dhe përmirësimin e drejtësisë penale.
Serbia pengon ripajtimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:01 0:00
Direct link
Ai tha se pengesa kryesore që vështirëson e nganjëherë edhe e bën të pamundur për Kosovën që të përballet me të kaluarën e saj qëndron në çështjet që kanë mbetur akoma të hapura me Serbinë, e cila siç tha ai, duhet të ndryshojë qasjen e saj ndaj Kosovës. “Që Serbia ka nevojë ta njohë dhe do të na lehtësonte punën në pajtim, po e quaj, pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale tonë dhe të kërkoj falje si akt moral. Dhe këto do të ishin shumë më të lehta, përndryshe çdo veprim që vjen nga Serbia në drejtim të cenimit të sovranitetit tonë, tërësisë territoriale pastaj e bën të vështirë shpeshherë edhe të pamundur qasjen e pajtimit ndëretnik në Kosovë.” Ndërkaq, shefi i zyrës civile ndërkombëtarë Pieter Faith, tha se marrëdhëniet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e bëjnë këtë proces të vështirë, por duhen shtuar përpjekjet që t’u krijohet hapësirë individëve që të përballen me të kaluarën e rëndë në Kosovë. “Viktimat mbeten viktima. E kaluara nuk mund të zhbëhet dhe e vërteta duhet të thuhet. Ekziston vizioni i Kosovës demokratike, shumetnike e shumë kulturore për të cilin ja vlen të punohet. Ndërtimi i këtij vendi nuk mund të përmbyllet pa ripajtimin.” Ndërkaq, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar tha se Kosova nuk mund të lihet e vetme në këtë proces. “Ripajtimi është proces shumëkahësh dhe kjo kërkon që individët të mësojnë të vërtetën, të kërkojnë drejtësi dhe pastaj të falin.” Nga ana e tij, komisionari për pakicat i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Knut Vollebek, tha se vetëm drejtësia nuk mjafton. “Konflikti nuk krijon vetëm nevojën urgjente për vënien e autorëve të krimeve para drejtësisë, por krijon edhe probleme të tjera në shoqëri. Ndarjet etnike janë më të theksuarat dhe mungesa e besimit është një faktor ndarës shtesë që duhet të merret parasyshë.” Zoti Faith ndërkaq tha se përkushtimi i Kosovës për të zgjidhur çështje e marrëdhënieve etnike është shprehur edhe në procesin e shtet ndërtimit. “Kur qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre pranuan planin e Marti Ahtisaarit, e bënë të qartë dëshirën e tyre që të mos lejojnë që fantazmat e vjetra të urrejtjes të rikthehen.” Ky proces ndërkaq ende duket larg zbatimit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.
XS
SM
MD
LG