Lidhje

Kriza evropiane e borxheve temë qendrore në diskutimet e Tetëshes


Udhëheqës të vendeve më të industrializuara të botës po përqëndrohen tek problemet ekonomike të Evropës, në takimin e tyre vjetor ekonomik. Presidenti amerikan Barak Obama kërkon nga përfaqësuesit e G8-tës të përqendrohen tek alternativa që sjellin rritje ekonomike, në diskutimet e tyre për kapërcimin e borxhit që kërcënon Eurozonën. Shqetësimet ekonomike të 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët mund të ndikojnë negativisht edhe jashtë Eurozonës, përfshirë edhe tek Shtetet e Bashkuara. Një ndër shqetësimet kryesore në diskutimet e sotme është kriza e borxheve në Greqi. Në minutat në vazhdim në këtë Ditar do të ndalemi për një vështrim më të hollësishëm mbi temat e takimit të Tetëshes.
XS
SM
MD
LG