Lidhje

FIFA, shtytje njohjeve të Kosovës


FIFA lejon të 208 anëtarët e saj të zhvillojnë ndeshje miqësore me ekipet kosovare

FIFA i dha një shtytje të rëndësishme synimit të Kosovës për njohje ndërkombëtare duke lejuar të 208 anëtarët e saj të zhvillojnë ndeshje miqësore me ekipet kosovare.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sepp Blatter e bëri propozimin sot në një mbledhje të komisionit ekzekutiv prej 24 anëtarësh të kësaj federate. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, tha se miratimi erdhi megjithë 8 votat kundër nga Federata Evropiane e Futbollit, UEFA.

Kjo nuk do të thotë njohje e Kosovës si shtet por njohje e saj si vend ku luhet futboll, tha zoti Valcke. Kishte shqetësime se lojtarët e Kosovës po bliheshin nga klube në vende të tjera, tha ai.

Disa futbollistë nga Kosova janë bërë yje me ekipe të njohura evropiane. 20-vjeçari Xherdan Shaqiri do të fillojë të luajë muajin tjetër me Bajernin e Mynihut, që është finalist i Ligës së Kampioneve.
XS
SM
MD
LG