Lidhje

Shqipëri, Ditë Zie Kombëtare

  • Armand Mero

Shqipëria sot mban zi për 13 viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në afërsi të Himarës kur autobusi me studentet e universitetit të Elbasanit doli nga rruga duke rënë disa dhjetra metra poshte në një greminë. 15 studente ndodhen në spitalin ushtarak të Tiranës nga të cilat 2 në gjendje të rëndë. Mjekët rezervohen të shprehen nëse ato kanë dalë apo jo nga rreziku për jetën. Në spitalin e Vlorës ndodhen 10 vajza të tjera, gjendja e së cilave paraqitet e stabilizuar. Në Elbasan, ndërkaq u zhvilluan homazhet për studentet që humbën jetën. Të paqarta vazhdojnë të mbeten ende shkaqet e aksidentit.

XS
SM
MD
LG