Lidhje

Të drejtat e njeriut në Kosovë


Zgjedhjet, korrupsioni, diskriminimi - ndër problemet kryesore

Nga pjesa për Kosovën në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut:

Zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në dhjetor 2010 plotësuan shumë standarde ndërkombëtare por parregullsitë serioze dhe manipulimet e zgjedhjeve në disa rajone ngritën shqetësime dhe rezultuan në përsëritjen e zgjedhjeve në disa komuna.

Bllokimet e rrugëve nga radikalët serbë në pjesën veriore të vendit, kufizuan seriozisht të drejtat bazë të njeriut përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të mallrave. Radikalët serbë po ashtu ushtruan dhunë dhe frikësime ndaj kundërshtarëve të tyre të brendshëm dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë gjë që çoi në humbje jetësh dhe plagosje gjatë vitit.

Një shqetësim i tretë serioz në Kosovë lidhet me diskriminimin social ndaj komuniteteve pakicë, personave me aftësi të kufizuar, komunitetit LGBT si dhe dhuna në familje, sidomos ndaj grave. Shqetësime të tjera në fushën e të drejtave të njeriut kanë të bëjnë me keqtrajtimet e të burgosurve, korrupsionin dhe favoritizmin në burgje, frikësime të shtypit nga zyrtarë publikë dhe elementë kriminalë si dhe përparimin e kufizuar në kthimin e personave të zhvendosur, korrupsionin qeveritar, trafikimin e personave si dhe punën e të miturve në sektorin informal.

Qeveria ka ndërmarrë hapa për të ndjekur dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer shkelje ndonëse perceptimi ishte se shumë zyrtarë të lartë ishin përfshirë në korrupsion duke iu shmangur ndëshkimeve.
XS
SM
MD
LG