Lidhje

Amb. Marcie Ries dhe Joseph Lake përshëndesin me rastin e 100 vjetorit


Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, ne do të vazhdojmë t’ju sjellim mesazhe përshëndetjeje nga ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Përshëndetja e ambasadores MARCIE RIES

Jam shumë e kënaqur që kam rastin të flas para popullit shqiptar për këtë ditë kaq të rëndësishme, përvjetorin e pavarësisë. Kam kujtime të mrekullueshme nga koha kur isha në Shqipëri, nga udhëtimet në vendin tuaj të bukur, nga takimet me njerëz të shumtë, nga ngjitjet në male, ushqimi i mirë dhe vizitat në rrënojat e lashta.

Është me të vërtetë një vend i mrekullueshëm. Ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër kujtoj vizitën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, që ishte një vizitë vërtet e suksesshme dhe një tregues i mirë i marrëdhënieve të ngrohta mes dy vendeve.

Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve ta kalojnë sa më bukur Ditën e Pavarësisë.

Gëzuar!

Përshëndetja e ambasadorit JOSEPH LAKE

Kam kujtime të dashura nga koha kur isha ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në një kohë plot sfida të historisë suaj. Tani që ju festoni 100-vjetorin e deklaratës së pavarësisë, mendimet e mija janë me ju.

Ju uroj suksese në këtë përvjetor të madh dhe në vitet që vijnë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG