Lidhje

Ukrainë:parlamenti cakton datën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Jushçenko


Parlamenti i Ukrainës vendosi që inaugurimi i presidentit të sapo zgjedhur Viktor Jushçenko të bëhet të dielën.

Vendimi i djeshëm u mor pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë apelin e fundit ligjor nga ish Kryeministri Viktor Janukoviç, i cili akuzon se zgjedhjet e muajit të kaluar ishin të manipuluara. Kryetari i gjykatës, Anatoli Varema, tha se vendimi i djeshëm i gjykatës është përfundimtar.

Më në funds, zoti Janukoviç pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale, duke thënë dje në televizionin ukrainas se fushata e zgjedhjeve ka marë fund. Ai u bëri thirrje përkrahësve t’u japin fund protestave dhe të fillojnë atë që ai e cilëson si betejë të re politike. Por, ekipi i tij ligjor ka në plan ta apelojë vendimin e djeshëm në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin, i cili mbështeti zotin Janukoviç gjatë fushatës zgjedhore, e përshëndeti zotin Jushçenko për fitoren.

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, do të shkojë në Kievë për të marrë pjesë në ceremonitë e betimit të presidentit të zgjdhur Viktor Jushçenko. Natoja po dërgon Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Jap de Hup Shefer.

XS
SM
MD
LG