Lidhje

Liban: masa të forta sigurie


Libani mori të mërkurën masa të forta siguria për funeralin e ish-kryeministrit të vendit, Rafik Harari, i cili u vra të hënën me një shpërthim bombe.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në një xhami të një lagjeje që zoti Hahari e ndihmoi të rindërtohej pas luftës civile të Libanit. Në funeral do të marrin pjesë një numër zyrtarësh ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, William Burns.

Në sulmin e së hënës, veç zotit Hariri, u vranë edhe të paktën 14 persona të tjerë.

Mijëra libanezë zhvilluan të martën demonstrata në disa qytete të vendit. Në qytetin e lindjes së zotit Harari një turmë e zemëruar sulmoi disa punëtorë sirianë duke fajësuar Damaskun për vrasjen.

Sekretarja amerikane e shtetit Condoleeza Rice thirri të martën ambasadoren amerikane në Siri për konsultime. Siria ka rreth 14 mijë trupa në Liban.

Zonja Rice nuk ka fajësuar drejtpërdrejt Sirinë për vrasjen, por ajo tha se trupat siriane po e destabilizojnë Libanin dhe se marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara e Sirisë janë keqësuar. Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Damaskun se mbështet terrorizmin dhe kryengritësit irakianë

XS
SM
MD
LG