Lidhje

Rajs thërret ambasadoren amerikane në Siri për konsultime një ditë pas shpërthimit në Liban


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice thirri ambasadoren amerikane në Siri për konsultime, një ditë pas vrasjes me atentat në Liban të ish kryeministrit Rafik Hariri.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Margaret Scobey u takua dje me zyrtarët sirianë dhe shprehu shqetësime serioze ndaj qendrimit të Sirisë dhe ndikimit të saj në Liban.

Zëdhënësi i bëri përsëri thirrje Sirisë të tërheqë forcat nga Libani, duke e quajtur këtë prani ushtarake destabilizuese për rajonin.

Departamenti i Shtetit tha se mesazhi diplomatik amerikan pasqyron indinjatën e thellë të administratës Bush lidhur me shpërthimin e makinës bombë që shkaktoi vrasjen e zotit Hariri dhe të paktën 14 personave të tjerë në Beirut.

Udhëheqësit e opozitës libaneze ia kanë hedhur fajin për shpërthimin kundërshtarëve politikë të zotit Hariri, përfshirë partisë në fuqi të Libanit, e cila mban lidhje të ngushta me Sirinë.

Udhëheqësit libanezë dhe sirianë mohojnë se kanë gisht në këtë ngjarje dhe e kanë dënuar me forcë shpërthimin.

XS
SM
MD
LG