Lidhje

Këshilli i Evropës: Turqia ka miratur ligje të rëndësishme për pakicat, por nuk po i zbaton si duhet


Një Komision i Këshillit të Evropës thotë se Turqia ka miratur legjislacione të rëndësishme që mbrojnë të drejat e pakicave, por nuk po i zbaton si duhet ligjet e reja.

Në një raport, Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës, thotë se megjithë ligjet e reja, kushtetuta turke dhe ligjet civile, administrative dhe penale, vazhdojnë të kenë mangësi përsa i përket racizmit.

Raporti i publikuar sot në Strazburg, thotë se kurdët dhe pakica të tjera akoma ndeshen me vështirësi në Turqi, kryesisht me dhunën e vazhdueshme në juglindje ku seperatistët kurdë kanë qënë aktivë dekadat e fundit.

Përpjektet e Turqisë për reforma ligjore dhe ekonomike konsiderohen si pjesë qenësore lidhur me kërkesat e saj për tu pranuar në Bashkimin Evropian.

Këshilli i Evropës është një grup prej 46 vendesh që merret me shqyrtimin e problemeve të rëndësishme me të cilat përballet kontinenti.

Turqi: protesta në prag të 6 vjetorit të kapjes së Abdullah Oçalanit

Protestues kurdë u përleshën me policinë në qytet të ndryshme të Turqisë në prag të 6 vjetorit të kapjes së komandantit të kryengritjes kurde, Abdullah Oçalan.

Në qytetin juglindor Diyarbakir, policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën prej qindra protestuesish, të cilët reaguan duke goditur me gurë policinë. Disa policë dhe protestues u plagosën dhe të paktën 40 vetë u ndaluan.

Në Stamboll, demonstruesit vendosën një kurorë të zezë para konsullatës greke, për të denoncuar rolin e Greqisë në kapjen e Oçalanit.

Sipas njoftimeve, protesta edhe në qytetet Mersin dhe Izmir.

Abdullah Oçalani ka qenë drejtues i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është shpallur e paligjshme.

Ai u kap në Nairobi të Kenias më 16 shkurt 1999, pasi u detyrua të largohej nga ambasada greke, ku ishte strehuar.

Në qershor të atij viti, një gjykatë turke e dënoi atë me vdekje, por më pas dënimi u kthye në burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG