Lidhje

Bush: Siria të tërheqë trupat nga Libani


Presidenti Bush i bëri përsëri thirrje Sirisë që të tërheqë trupat nga Libani, ku ish kryeministri Rafik Hariri u vra me atentat në fillim të javës.

Presidenti Bush tha sot se Siria duhet t’i përmbahet rezolutës së Kombeve të Bashkuara, që kërkon tërheqjen e trupave siriane. Ai shprehu gjithashtu mbështetje për një thirrje të familjes Hariri për zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me vrasjen.

Familja Hariri dhe politikanë të opozitës libaneze fajësuan për vrasjen Sirinë, shteti që ka ndikimin më të madh në Liban. Presidenti Bush nuk e akuzoi Damaskun për vrasjen, por ai dha urdhër që ambasadori amerikan në Siri të kthehet në atdhe për konsultime pas shpërthimit në Bejrut të hënën, nga i cili humbi jetën zoti Hariri dhe 14 persona të tjerë.

Rreth 200 mijë libanezëve morën pjesë në varrimin e ish kryeministrit dje. Disa gazeta kryesore libaneze e cilësuan zemërimin e publikut si një referndum mbarë-kombëtar kundër qeverisë së Beirutit.

XS
SM
MD
LG