Lidhje

Parlamenti i Serbisë debaton për një rezolutë mbi familjen e Sllobodan Millosheviçit


Një rezolutë në të cilën autorët thonë se familja e ish udhëheqësit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, po persekutohet ka ngjallur debate të ashpra në parlamentin e Serbisë.

Projekt rezoluta u paraqit nga partia nacionaliste radikale serbe dhe partia socialiste e zotit Millosheviç. Ajo bën thirrje për ndalimin e persekutimit politik të gruas së Millosheviçit, Mira Markoviç, dhe djalit të tyre Marko.

Ish presidenti jugosllav po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe gjenocid për shkak të luftrave në Ballkan në vitet 90-të. Bashkëshortja e tij akuzohet për shpërdorim të pushtetit kur ai ishte në post. Ndërsa i biri tij akuzohet se ka kërcënuar kundërshtarët e babait të tij.

Udhëheqësi i Partisë Redikale sërbe, Tomislav Nikolic, tha se i biri i zotit Millosheviç akuzot për shkak të të jatit.

Por ligjvënësit reformatorë këmbëngulin se çështja duhet të zgjidhet me gjyq dhe jo në parlament.

XS
SM
MD
LG