Lidhje

“Maska” rikthehet në kinematë e Amerikës


Sot del në kinema vazhdimi i filmit The Mask që bëri të famshëm aktorët Jim Carrey dhe Cameron Diaz. Pjesa e dytë e titulluar Son of Mask, Djali i Maskët ka për aktor kryesor Jamie Kennedy. Ndërkohë revista Sports Ilustrated ka bërë bujë me edicionin special të përvitshëm. Më shumë hollësi na sjell materiali në vazhdim

Dhjetë vjet pasi Jim Carrey dhe Cameron Diaz u bën të njohur me filmin The Mask, Maska, aktori komik Jamie Kennedy kryeson pjesën e dytë të filmit të titulluar Son of Mask, Djali i Maskës.

Kennedy luan rolin e prodhuesit të filmave me kartona, Tim Avery, i cili zbulon se dali i tij, Alvey dhe qeni i shtëpisë kanë veti të jshtëzakonshme falë Maskës së Lokit. Por situata komplikohet nga kërkimet dhe aventurat e pafundme të Lokit për të shtënë në dorë maskën e tij. Roli kryesor në filmin me kosto prej 100 milion dollarësh nuk ishte aq i thjeshtë për Kennedin. Atij ju desh të shpenzonte orë të tëra me bebe aktore për t’ju përshtatur rolit. Regjisorët e filmit prodhuan një bebe kukull për të realizuar shumicën e veprimeve spektakolare. Filmi Son of Mask del sot në kinematë amerikane.

Revista Sports Ilustrated ka nxjerrë kopjen e përvitshme me sportistë dhe modeliste me rroba banjo, ku kryesisht të bien në sy personazhet e lojrave olimpike si basketbollistja e famshme australiane, Lauren Jackson, e fotografuar së bashku me tenisten e famshme amerikane, Venus Williams. Gjithashtu edhe Jennifer Finch e skuadrës amerikane në volejboll pozon në revistë duke mbajtur në dorë medaljen e artë, ndërkohë që notarja amerikane Amanda Deard, fituese e 7 medaljeve olimpike, pozon në një fotografi mjaft të madhe.

Që nga publikimi për herë të parë në vitin 1964, edicioni me personalite me rroba banjo është bërë një nga segmentet më prestigjoze për modën. Çdo vit publikimi periodik shitet mjaft mirë në mbarë botën, duke stimuluar zemrat, mendjet dhe fantazitë e njeriut kudo në glob. Edicioni i këtij viti përmban njëzet nga gratë më të bukura të botës, duke pozuar në vëndet më ekzotike. Për fotografi të ndryshme, modelistet udhëtuan rreth e rrotull botës duke provuar sporte të ndryshme si peshkimi në Bahama, zhytja në Belizë apo ski në Kili, si dhe plazhet e Kosta Rikës, lojrat në ujërat e kthellëta të Hondurasit apo loja polo në Tailandë. Edicioni i këtij viti do të publikohet në 16 shtete dhe disa gjuhë të ndryshme.

Por sa e nevojshme është njohja e gjuhës për të kuptuar brendësinë e këtij edicioni special të revistës Sports....! Pavarësisht se nata e ndarjes së çmimeve Oscar është me 27 shkurt dhe askush përveç vet artistëve nuk e di se çfarë rrobash dhe të kujt modelistëve veshin, ekspertë të Akademisë ofrojnë disa sygjerime.

“Po i hedhim një vështrim kulmeve të modës gjatë ceremonisë së cmimeve Oscar. Po vërejmë stilistët dhe stilet e reja të flokëve, bixhuteritë..etj”, thotë Patty Fox, Kordinatore për Modën me çmimet Oscar.

Ndryshimi më i madh që pritet këtë vit janë ngjyrat. Vitin që kaloi ranë në sy veshjet e stilistëve si Bill Blass, Kevan Hall, Halston, Douglas Hannant, Morgan Le Fay, Luca Luca, Isaac Mizrahi, Valentino etj.

Modeli i flokëve dhe bizhuteritë u manaxhuan nga Roy Teeluck, salloni i të cilit frekuentohet nga artistë të famshëm.

“Do të vërejmë stile mjaft të thjeshta që nuk marrin shumë punë. Nënkuptoj stile sa më natyrale por edhe mund të ketë gjëra të reja të pa para ndonjëherë. Padyshim që edhe disa lloje modelesh që të kujtojnë vitet 20 apo 30-të, të vajzave me flokë të shkurtëra. Përsa u përket fustaneve pritet që të jenë magjepsëse”.

Ndërsa bixhuteritë do të vijnë nga kompanitë e njohura si Martin Katz, Harry Winston dhe Chopard.

XS
SM
MD
LG