Lidhje

Ish-presidentët Bush dhe Clinton, shkojnë në zonat e prekura nga cunami


Ish-presidentët Bill Clinton dhe George Herbert Bush thonë se po përpiqen të sigurojnë grumbullimin e miliarda dollarëve të tjerë donacione për të plotësuar nevojat në vendet e Azisë Jugore goditura nga cunami.

Të dy ish-presidentët i bënë këto komente sot, oasi vizituan një fshat të Tajlandës, ndalesa e parë e një udhëtimi në vendet e Azisë jugore, të shkatërruara, nga tërmeti dhe cunami i 26 dhjetorit që goditi rajonin. Zoti Clinton dhe zoti Bush shkuan me helikopter në fshatin peshkatar Baan Nam Khem, për të vlerësuar përpjekjet e rindërtimit, ku u takuan me fëmijët që kishin humbur familjet gjatë katastrofës.

Të dy ish-presidentët do të vizitojnë rajonet më të goditura në provincën Aceh të Indonezisë, ai dhe kampet e refugjatëve gjatë udhëtimit të tyre 4-ditor dhe kanë në plan gjithashtu të vizitojnë Sri Lankën dhe Ishujt Maldive.

Zoti Bush dhe zoti Clinton thonë se po përpiqen të sigurojnë të paktën 4 miliardë dollarë të tjerë në donacione për rindërtimin e vendeve të goditura nga fatkeqësia, veç 7 miliardë dollarëve që janë siguruar deri tani.

XS
SM
MD
LG