Lidhje

Presidenti Bush takon udhëheqësit e Bashkimit Evropian


Presidenti Bush hodhi poshtë me forcë pohimet se Shtetet e Bashkuara kanë ndonjë plan për të sulmuar Iranin në mënyrë që të pengohen përpjekjet e tij për të krijuar armë bërthamore.

Duke komentuar pas bisedimeve në Bruksel me udhëheqësit kryesorë të të 25 vendeve të Bashkimit Evropian, zoti Bush tha se pengimi i Iranit që ai të mos prodhojë armë bërthamore, është një objektiv i përbashkët amerikan dhe evropian. Por ai e quajti thjesht qesharake çdo ide për ndonjë sulm ndaj Iranit.

Kryeministri i Luksemburgut, Zhan-Klod Zhynker, vendi i të cilit aktualisht mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, tha se palët kishin rënë dakord të organizojnë së bashku një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut nëse qeveria irakiane e kërkon një takim të tillë.

Po sot, pas bisedimeve me udhëheqësit e Natos, zoti Bush riafirmoi angazhimin amerikan ndaj aleancës, duke e quajtur atë gurin themelor të marrëdhënieve ndëratlantike. Ai i bëri komentet ndërkohë që vazhdon turneun e tij evropian i cili synon riparimin e marrëdhënieve të tensionuara nga mosmarrëveshjet, përfshirë ato lidhur me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në Irak.

Nesër, Presidenti Bush do të takohet në Gjermani me kancelarin Gerhard Shrëder ndërsa të enjten do të jetë në Sllovaki ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG