Lidhje

Izraeli miraton planin e tërheqjes


Kryeministri izraelit Ariel Sharon nënshkroi një urdhër që u kërkon kolonëve hebrej të largohen nga Rripi i Gazës dhe nga katër venbanime në Bregun Perëndimor.

Zoti Sharon e nënshkroi urdhërin sot pas miratimit nga kabineti të planit të tij për tërheqjen e rreth 8 mijë e 500 kolonëve, një pjesë e të cilëve kanë deklaruar se nuk do t’i binden planit. Kabineti miratoi gjithashtu ndryshimet në planimetrinë e murit ndarës që Izraeli po ndërton midis territorit të tij dhe palestinezëve.

Sipas kësaj planimetrie, muri do të afrohet më shumë me Vijën e Gjelbër të njohur nga komuniteti ndërkombëtar, e cila ndan Bregun Perëndimor nga Izraeli, por do të lerë në anën izraelite rreth 7 përqind të territorit të Bregut Perëndimor.

Udhëheqësit palestinezë thonë se Izraeli po e shfrytëzon barrierën ndarëse për të grabitur tokë palestineze dhe për të diktuar kufirin e një shteti të ardhshëm palestinez.

XS
SM
MD
LG