Lidhje

Dy ish presidentët Bush dhe Klinton në Azi


Dy ish presidentët amerikanë që drejtojnë fushatën për grumbullimin e fondeve për viktimat e cunamit janë në Sri Lanka, ndërsa vizitojnë vendet më të prekura nga katastrofa e 26 dhjetorit.

Bill Clinton dhe George H. W. Bush, i jati i presidentit të tanishëm amerikan, mbërritën në kryeqytetin Kolombo nga Indonezia për t’u takuar me presidenten e Sri Lankës Chandrika Kumaratunga për operacionet e shpëtimit. Nesër ata kanë në plan të vizitojnë rajonin jugor të Mataras të shkatërruar nga katastrofa. Valët e cunamit përfshinë dy të tretat e bregdetit të Sri Lankës dhe shkaktuan vdekjen e më shumë se 30 mijë njerëz.

Në Indonezi zoti Clinton dhe zoti Bush zhvilluan bisedime me udhëheqësit e qeverisë para se të vizitonin rajonin Aceh ku janë zbuluar më shumë se 100 mijë trupa pas cunamit. Të dy ish presidentët do ta përfundojnë udhëtimin me një ndalesë në ishujt Maldive.

XS
SM
MD
LG