Lidhje

Siria do të largohet nga Libani


Kryetari i Lidhjes Arabe, Amr Mussa, thotë se Siria do të marrë së shpejti masa për tërheqjen e trupave të saj nga Libani.

Zoti Mussa e bëri këtë deklartë sot pas takimit me Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad në Damask. Ai tha gjithashtu se udhëheqësi sirian e theksoi mëse një herë synimin e tij për vënien në zbatim të marrëveshjes së vitit 1989 dhe për tërheqjen e 14 mijë trupave.

Sipas marrëveshjes që i tha fund luftës civile në Liban, Siria duhej t’i tërhiqte dhe ti vendoste trupat e saj në Luginën Bekaa të Libanit para bisedimeve që do të mbaheshin më vonë për tërheqjen e tyre të plotë. Zoti Mussa i bëri këto deklarata ndërkohë që mijëra njerëz demonstruan në Bejrut për të kërkuar largimin e trupave dhe dorëheqjen e qeverisë pro-siriane libaneze.

Demonstrata u zhvillua një javë pas vrasjs së ish Kryeministrit libanez Rafik Harri dhe të paktën 14 të tjerëve nga një autobombë. Politikanët libanezë të opozitës akuzojnë Sirinë për vrasjen. Siria këmbëngul se nuk është e implikuar në asnjë mënyrë në atë vrasje.

XS
SM
MD
LG