Lidhje

Termet vdekjeprurës në Iran


Një tërmet i fuqishëm tronditi Iranin sot herët në mëgjes duke shkaktuar të paktën 420 të vdekur dhe qindra të plagosur si dhe duke rrafshuar disa fshatra. Autoritetet iraniane thanë se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka arrur në të paktën 384 dhe mund të rritet edhe më tej.

Sismiologët amerikanë thanë se epiqendra e tërmetit me fuqi 6 presje 4 ballësh ishte 60 kilometra në veriperëndim të qytetit Kerman. Televizioni shtetëror iranian transmetoi pamje nga 40 fshatrat e rrafshuara dhe ambulancat që transportonin të plagosurit.

Zyrtarët thanë se disa fshatra u shkatërruan dhe se shiu i dendur dhe rrugët e bllokuara po ngadalësojnë përpjekjet e shpëtimit në rajonin malor. Kjo zonë është rreth 200 kilometra në veri të qytetit antik të Bamit ku më shumë se 30 mijë njerëz u vranë në një tërmet me fuqi të ngjashme në dhjetor të vitit 2003.

XS
SM
MD
LG