Lidhje

Al Jaafar, kandidati për kryeministër i Irakut


Zyrtarë të lartë të aleancës kryesore shiite të Irakut thanë se kanë zgjedhur nënpresidentin e përkohshëm Ibrahim al Jaafari si kandidatin e tyre për kryeministër.

Njoftimi i sotëm u bë pas tre ditë negociatash maratonë dhe pasi një tjetër kandidat i Aleancës për Irakun e Bashkuar, Ahmed Chalabi tërhoqi kandidaturën. Aleanca fitoi 48 përqind të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe 140 vende në asamblenë kombëtare prej 275 anëtarësh. Zoti al Jaafari, me profesion fizikan, ende përballet me kandidaturën e kryeministrit të tanishëm Iyad Allawi.

Megjithatë, partia e zotit Allawi arriti të fitonte vetëm 14 përqind të votave në zgjedhjet e 30 janarit.

XS
SM
MD
LG