Ministria e jashtme iraniane njoftoi se Teherani nuk shikon ndonjë arsye që Shtetet e Bashkuara të marrin pjesë në bisedimet midis Iranit dhe tre vendeve evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, zëdhënësi i ministrisë Hamid Asefi tha sot se Teherani shpreson që vendet evropiane do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur për të zgjidhur këtë çështje. Zoti Asefi u tha gazetarëve në Teheran se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në bisedime nuk do të kishte ndonjë ndikim pozitiv, madje ka të ngjarrë të ketë ndikim negativ.
Udhëheqësit evropianë i kanë bërë thirrje presidentit Bush këtë javë që të mbështesë qëndirmin e Bashkimit Evropian për t’i bërë lëshime Iranit në shkëmbim të eliminimit nga Teherani të programit të tij të pasurimit të uraniumit.
Uraniumi i pasuruar mund të përdoret si për prodhimin e rrymës elektrike edhe për armë bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore.