Lidhje

Papa Gjon Pali mund t’i nënshtrohet një operacioni


Agjencitë italiane të lajmeve thonë se doktorët e kanë çuar Papa Gjon Palin në një sallë opreacioni në një spital të Romës, pasi ai u shtrua urgjentisht në spital, me probleme frymëmarrjeje dhe simptoma të tjera të gripit.

Zyrtarë të kishës dhe spitalit nuk i kanë konfirmuar njoftimet e medias se doktorët mund t’i bëjnë Papës një trakeotomi, duke i bërë një çarje të vogël në qafë dhe duke i vendosur një tub të hollë për t’ia lehtësuar frymëmarrjen.
Sot Ati i Shenjtë u shtrua përsëri në Spitalin Gemelli të Romës, ku në fillim të muajit kaloi 10 ditë pas problemeve në frymëmarrje të shkaktuara nga gripi.

Papa vuan nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ndikon gjithashtu në vështirësimin e frymarrjes.

Vatikani kishte thënë se Papa po e merrte veten mirë pasi doli nga spitali 2 javë më parë.

Shtrimi i fundit në spital nënkupton se Papa nuk do të mund të marrë pjesë në takimet me Kardinalët, të cilët janë mbledhur për të diskutuar pesë kandidatë për shenjtërim.

Kardinali Angelo Sodano, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, drejtoi takimin në mungesë të Papës. Ndërkaq, Kardinali Camillo Ruini, i cili drejton Dioqezën e Romës, u bëri thirje besimtarëve të luten për Papën.

XS
SM
MD
LG