Lidhje

Pas operacionit, Papa Gjon Pali merr frymë pa ndihmën e aparaturave


Vatikani thotë se Papa Gjon Pali po merr frymë pa ndihmën e aparaturave pas ndërhyrjes kirurgjikale që pati dje.

Zëdhënësi i Papës Joaquin Navarro-Valls tha sot se Papa pushoi mirë gjatë natës në spitalin Gemelli të Romës, pas trakeotomisë së djeshme. Ai tha se nuk kishte shenja të infeksionit në mushkëri, si pneumonia që mund të vështirësojë në shërimin e Papës 84-vjeçar.

Zëdhënësi tha se mjekët e këshilluan Papën të mos flasë për disa ditë, gjë që do të ndihmonte në shërimin e tij më të shpejtë.

Presidenti Bush dhe bahskeshortja e tij Laura i uruan Papës shërim të shpejtë. Rabiu i Romës bëri sot një vizitë në spitalin e Romës dhe tha se po lutet për shërimin e Papës.

Papa Gjon Palin e çuan dje me urgjencë në spital, për të dytën herë këtë muaj, për shkak të vështirësive në frymëmarrje, të shkaktuar nga gripi. Nuk dihet se kur do të jetë ai në gjendje të dalë nga spitali.

XS
SM
MD
LG