Lidhje

Irak: 3 ushtarë amerikanë të vrarë, 9 të plagosur nga shpërthimi i një bombe


Ushtria amerikane thotë se 3 ushtarë amerikanë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën sot nga shpërthimi i një bombe në Irak.

Shpërthimi ndodhi në Tarmiyah, rreth 35 kilometra në verilindje të Bagdatit, ndërsa njësia ishte në patrullim.

Në juglindje të Bagdatit, një ushtar polak u vra dhe 4 të tjerë u plagosën kur mjeti i tyre i blinduar u përplas me nje autobuz.

Ndërkohë, qeveria irakiane bëri të njohur se forcat e sigurisë kanë kapur një nga ndihmësit kryesorë të njeriut më të kërkuar në Irak, Abu Musab al-Zarkawit.

Qeveria tha në një deklaratë se Talib-al-Dulayami u kap të dielën në Anah, një qytet në veriperëndim të Bagdadit, që është pranë kufirit me Sirinë. Ai akuzohet se ka organizuar takime mes rrjeteve terroriste dhe Al-Zarkawit.

Nga zhvillimet politike, kandidati kryesor për postin e kryeminsitrit Ibrahim al-Jaafari u takua sot në Naxhaf me autoritetin më të latë të besimtarëve shi’itë, Ajatollahun e Madh, Ali al-Sistani.

Pas takimit zoti Jaafari tha se ata diskutuan rreth rëndësisë së përfshirjes së komunitetit suni, që i bojkotoi përgjithësisht zgjedhjet, në procesin e hartimit të kushtetutës së përkohshme të vendit.

XS
SM
MD
LG