Lidhje

Hollivudi përgatitet për natën e çmimeve Oscar


Aktorë, regjisorë dhe figura të tjera të Hollivudit po përgatiten për natën më të rëndësishme të industrisë kinematografike, Çmimet e Akademisë, të njohura gjithashtu si çmimet Oskar.

Të ftuarit do të parakalojnë nesër mbi tapetin e kuq të shtruar para Teatrit Kodak ku zhvillohet ceremonia, ndërkohë që dhjetëra gazetarë do të përpiqen të dokumentojnë çdo moment të kësaj nate shumë të pritur sidomos për industrinë e modës.

Humoristi Kris Rok do të drejtojë ceremoninë, e cila do të transmetohet në televizion me shtatë sekonda vonesë për të pastruar ose censuruar ndonjë koment të papranueshëm për trasmetim.

Ndër aktorët që konkurojnë për Oskar janë Don Cheadle për lojën në filmin Hotel Ruanda, Klint Istud, për filmin Million Dollar Baby dhe Xheimi Foks për lojën në filmin Rei, mbi legjendarin e muzikës bluz, Rei Çarls.

Në kategorinë e aktores më të mirë konkurojnë Anete Bening për lojën në filmin Being Julia, Katalina Sandino Moreno për filmin Maria Full of Grace, dhe Hilari Suank për filmin Million Dollar Baby.

Në kategorinë e filmit më të mirë konkurojnë, ndër të tjerë, filmat The Aviator, Million Dollar Baby dhe Ray.

XS
SM
MD
LG