Lidhje

Shëndeti i Papës


Papa Gjon Pali i Dytë bëri sot një dalje të paparashikuar në dritaren e spitalit në Romë, që pas shtrimit për herë të dytë në një spital të Romës për shkak të problemeve në frymëmarrje, duke bekuar njerëzit e mbledhur para ndërtesës.

Papa nuk foli, por ai doli në dritare, pak pasi deklarata e tij u lexua nga zyrtarët e Kishës në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Papa i bekoi besimtarët, duke bërë shenjën e kryqit, gjë që u pa mjaft qartë.

Papa 84-vjeçar, udhëheqës i Kishës Katolike që nga viti 1978, asnjëherë më parë nuk ka munguar në shërbesën e së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, qoftë personalisht ose me anë të një mesazhi të regjistruar kur nuk ka qenë në Vatikan.

Të enjten ai ju nënshtrua një operacioni trakeostomie dhe mjekët kanë thënë se tani ai mund ta ketë të vështirë të flasë për shkak të ndëryrjes kirurgjikale, si dhe të përparimit të sëmundjes së Parkinsonit.

XS
SM
MD
LG