Lidhje

Ambasadori i Serbisë dhe Malit të Zi i përgjigjet artikullit të zotit Karluçi


Ambasadori i Sërbisë dhe Malit të Zi në Uashignton, Ivan Vujacic i dërgoi një letër gazetës "Nju Jork Tajms" duke reaguar ndaj shkrimit të ish Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Frank Carluuci: “Lufta që Ne nuk Kemi Përfunduar” . Ambasadori Vujacic thotë në shkrimin e tij të titulluar: “E Ardhmja e Kosovës” dhe të botuar në gazetën "Nju Jork Tajms", se t’i premtosh pavarësinë Kosovës tani, është një precedent i rrezikshëm, që do të thotë se keqtrajtimi i pakicave shpërblehet. Për të marrë më shumë përgjegjësi, thotë zoti Vujacic, shqiptarët e Kosovës, duhet të provojnë së pari angazhimin e tyre ndaj demokracisë, të drejtave bazë të njeriut dhe shtetit ligjor. Sipas zotit Vujacic, deri tani ata nuk e kanë bërë këtë.

XS
SM
MD
LG