Lidhje

Dy ish gjeneralë dorëzohen në Gjykatën e Hagës


Dy komandantë ushtarakë nga palët kundërshtare në luftën e Bosnjes në vitin 1990 u dorëzuan sot në gjykatën e Hagës për krimet e luftës në Hagë.

Gjenerali i ushtrisë së myslimanëve të Bosnjes Rasim Deliç përballet me akuza lidhur me masakrën e më shumë se 7 mijë myslimanëve boshnjak në Srebrenica në vitin 1995. Ai është një nga tre gjeneralët e serbëve të Bosnjes ndaj të cilëve janë ngritur akuza për masakrën.

Gjenerali Milan Gvero u dorëzua në gjykatë javën e kaluar. Gjenerali i tretë Zdravko Tolimir ende nuk është kapur. Sot paradite gjykata e Hagës arrestoi ish gjeneralin në pension të serbëve të Bosnjes Rasim Deliç i cili u dorëzua vetë në gjykatë. Ai përballet me akuza për përfshirje në krime të kryera kundër kroatëve dhe serbëve nga myslimanët që shërbenin nën komandën e tij.

Gjykata e Hagës mbështeti ndërkohë vendimin për gjetjen fajtorë dhe dënimet me burgim të 4 sërbëve të Bosnjes për krime të kryera në një burg gjatë kohës së luftës në Bosnje. Gjykata e Hagës vendosi mbi apelimet e dënimeve të Mirosllav Kvacka, Dragoljub Prcac, Mllado Radiç dhe Zora Zigiç. Dënimet e tyre ishin nga 5 deri në 25 vjet. Ata u gjetën fajtor në vitin 2001. Të gjithë të pandehurit punonin në burgun famëkeq të Omarskës, ku mijëra myslimanë dhe kroatë u vranë, torturuan dhe përdhunuan në fillim të luftës në Bosnje.

XS
SM
MD
LG