Lidhje

Kryeministri pro-sirian i Libanit dha dorëheqjen


Kryeministri pro-sirian i Libanit dha dorëheqjen. Kryeministri Omar Karami e njoftoi dorëheqjen në televizion.

Njoftimi u prit me brohorima nga mijëra protestues të mbledhur në qendër të Bejrutit për të demonstruar kundër qeverisë së tij dhe pranisë siriane në Liban. Zoti Karami tha se nuk dëshironte që qeveria e tij të bëhej pengesë për zhvillimin e vendit.

Më pas Presidenti pro-sirian i Libanit e pranoi dorëheqjen e tij. Siria e quajti dorëheqjen e kryeministrit libanez një problem të brendshëm për Libanin.

Shtëpia e Bardhë e përshëndeti dorëheqjen, duke thënë se ajo krijon mundësinë për krijimin e një qeverie përfaqësuese në Bejrut. Udhëheqësit e opozitës thanë se protestat do të vazhdojnë derisa forcat siriane të largohen nga Libani.

Siria është vënë nën trysni gjithnjë e më të fortë ndërkombëtare për të tërhequr 14 mijë trupat nga Libani që nga vrasja e ish kryeministrit Rafik Hariri dy javë më parë.

XS
SM
MD
LG