Lidhje

Izraeli paraqet fakte për përfshirjen e Sirisë në sulmin e së premtes


Autoritetet izraelite filluan tu paraqesin diplomatëve të huaj dokumenta që tregojnë përfshirjen e sirianëve në shpërthimin e javës së kaluar në Tel Aviv.

Radioja izraelite tha se Ministri i Jashtëm Silvan Shalom u takua me të dërguarit e posaçëm evropian në Jeruzalem për të paraqitur prova për përfshirjen e Sirisë.

Takime të ngjashme u planifikuan edhe me diplomatë nga Lodra, Parisi dhe Washingtoni. Siria ka mohuar përfshirje në sulmin e së premtes por në të kaluarën ka pranuar se ka lejuar grupet ekstremiste palestineze Xhihadi Islamik dhe Hamas të kenë zyra në Damask.

Tani Siria thotë se i ka mbyllur zyrat e Xhihadit Islamik. Përpjekja diplomatike e Izraelit vjen një ditë para një konference ndërkombëtare në Londër që ka si synim sigurimin e ndihmës së huaj për rindërtimin e institucioneve palestineze.

XS
SM
MD
LG