Lidhje

Zyrtarët ukrainas ndalojnë personat përgjegjës për vrasjen e gazetarit Gongadze


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushçenko tha sot se zyrtarët kanë ndaluar personat që dyshohen si vrasës të gazetarit investigues Georgy Gongadze.

Zoti Gongadze u zhduk nga Kievi në vitin 2000 dhe trupi i tij pa kokë u gjet më vonë i varrosur në një pyll pranë kryeqytetit. Kundërshtarët e ish presidentit ukrainas Leonid Kuçma, si dhe ish roja e tij personale e kanë akuzuar zotin Kuchma se ka patur gisht në këtë vrasje.

Presidenti Yushçenko, i cili erdhi në këtë post në muajin janar, ka premtuar se do ta zgjidhë çështjen e vrasjes së gazetarit.

XS
SM
MD
LG